Ish -ambasadori i talebanëve në Pakistan ka thënë për BBC se, grupi militant nuk ka në plan të përsërisë sundimin e tyre të ashpër dhe tashmë po i përmbush zotimet e tyre.
“Jeta e njerëzve tani është normale”, tha Mulla Abdul Salam Zaeef, i cili ishte ambasador deri në rrëzimin e talebanëve 20 vjet më parë dhe së fundmi është përfshirë në bisedimet e paqes.
“Edukimi i grave ka filluar dhe gratë mund të shkojnë në punë” shtoi ai.
Zaeef tha se disa afganë kanë përdorur shqetësimet e fundit në aeroportin e Kabulit si një justifikim për të lënë vendin pa dokumentacionin e duhur.
“Kam kontaktuar me njerëzit në Kabul, ata janë të lumtur”, shtoi ai. “Talabanët nuk po marrin asnjë lloj hakmarrje ndaj njerëzve, madje as njerëzit që shkojnë në aeroportin e Kabulit. Talebanët nuk po i pengojnë ata të shkojnë në aeroport në rrugën e ligjshme”./albeu.com