Çudira shqiptare/ Kulloste lopën në varrezat e qytetit, e pëson keq pronari

Qytetarët e Sarandës janë shqetësuar sot nga pamjet e një lope që kulloste në varrezat e qytetit.

Denoncimi u ngrit në rrjetetet sociale të faqeve lokale, ndërsa tashmë ka ardhur edhe reagimi i policisë së Sarandës.

Blutë thonë se kanë arritur të identifikojnë pronarin e lopës, i cili është proceduar në gjendje të lirë për dhunim të varreve publike.

“Nisur nga shqetësimi i publikuar sot në faqen e portalit Sarandaweb, ku përmes fotove shihen disa lopë që janë futur brenda rrethimit të vorrezave publike në lagjen nr 3, sherbimet policore e ndoqën me vëmendje rastin. Për rrjedhojë u bë shoqërimi i shtetasit Z. Ç. me banim në këtë lagje, i cili për shkeljen e krijuar do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Dhunimi i varrezave publike”.

Falenderojmë portalin për publikimin e këtij rasti shqetësues, thuhet në reagimin e Komisariatit të Policisë Sarandë”, bën me dije policia e qytetit.

 


Shtuar 22.10.2023 17:26