Riccardo Baffa është një ndër ata arbëreshë që nuk i ka humbur gjurmët e tij edhe pasi të parët u shpërngulën nga vendi para gati 500 vjetësh.
Ai gjendej prej disa ditësh në Shqipëri dhe specifikisht në Krujë, ku edhe hamendëson se kishin qendruar të parët e tij para se të shpërnguleshin për në Kalabri pas pushtimit Otoman.
Baffa rrëfen përmes një postimi në Facebook se ishte emocionuar nga vizita na Kalanë e Krujës duke parë me sytë e tij se ku kishin luftuar stërgjyshërit në krah të Skënderbeut për të mbrojtur vendin nga pushtuesit.
“Në çdo qytet të Shqipërisë ka diçka që të kujton atë që ka ndodhur më shumë se 500 vjet më parë. Po jus jell edhe disa foto që kujtojnë kur shqiptarët e sotëm quheshin ende Arbreshë. Valët e imigracionit në Italinë e Jugut, nga mbretëria e atëhershme e Napolit, ishin tetë dhe ato zgjatën nga viti 1399 deri në 1774. Ishin vërtet shumë, kështu që është e vështirë të përcaktosh saktësisht se nga cila pjesë e Shqipërisë ishim me origjinë. Por unë mendoj se ne arbëreshët e Italisë vijme ekskluzivisht nga trevat shqiptare te ikur nga qytetet e lavdishme te Shqiperise si Kruja dhe kalaja e saj ku per 3 here Skenderbeu mposhti otomanët. Këtu gjej shumë mbiemra të ngjashëm me tanët, madje edhe mbiemra që unë mendoja se ishin italianë”, shkruan ai në Facebook, ndërsa rrëfen edhe një ndodhi në avion me Presidentin Begaj, i cili pak ditë më parë udhëtoi nga Tirana për në Kalabri për të vizituar arbëreshët.
“Unë jam në sediljen nr.11, dhe në sediljet para meje ulej një zotëri që mesova se ishte Presidenti i Shqipërisë, z.Bajram Bega. Kur i thash që jam Arbëresh ai u gëzua shumë, madje i tha disa herë bashkëshortes së tij që unë isha arbëresh. Ndërkohë që presidentët e tjerë udhëtojnë me avionë presidencialë, presidenti ynë udhëton bashkë me ne, me një biletë ekonomike që po ta blesh disa javë më herët, e gjen edhe me 19 euro”, shkruan Riçardo Baffa, i cili ka publikuar mjaft foto në rrjetet sociale të shkrepura gjatë vizitës në Shqipëri. /albeu.com