Çuçi flet me emra, tregon kush janë prokurorët dhe gjyqtarët që nxorën kriminelët në rrugë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një dalje për mediat ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhura në Shqipëri dy ditët e fundit, ku humbën jetën 8 persona.

Çuçi u ka drejtuar gishtin e fajit nga prokrurët dhe gjyqtarët për ngjarjet e fundit kriminale në vend. Ai pretendon se persona të rrezikshëm janë kapur nga Policia e Shtetit por janë liruar nga drejtësia, sipas tij, ende e pa vetuar. Ndërsa nuk ka ngurruar që të përmendë dhe emra.

“Mbi të gjithë duhet të reflektojnë prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar Vettingun dhe operojnë vendimin KÇK. Policia parandalon por nuk dënon shkelës e kriminelë. Mjafton të marrim një shembull, kemi shtrënguar masat kundër armëmbajtjes pa leje. Janë ndaluar në flagracë 3 persona me precendetë të rrezikshëm. Madje në një rast, arma kishte edhe fishek në fole. Por prokurorët e gjyqtarës, si Elida Çufi në Shkodër, apo dyshja Elona Alvora dhe Albert Spiro në Vlorë. Si dhe prokurori Erind Rahovica dhe Piro Sota në Fier,”–tha ai.

Kreu i qeverisë paralajmëroi të një ristrukturim të punës në Policinë e Shtetit pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend.

Kujtojmë se brenda 3 ditësh në Shqipëri janë regjistruar 8 viktima. Përveç masakrës së Velipojës, të premten e 25 Qershorit humbën jetën 4 anëtarë të një familje nga Patosi si pasojë e një aksidenti rrugor.


Shtuar 28.06.2021 11:32