CR7 thyen heshtjen dhe publikon trofetë e shumtë: Kam arritur synimin që kisha vendosur, rekordet me ndjekin mua (FOTO LAJM)

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo me në fund ka thyer heshtjen lidhur me rekordet e fundit që ka vendosur.

Fillimisht portugezi u bë lojtari i parë që fiton të gjithë trofetë e mundshëm në Angli, Spanjë dhe Itali, derisa pastaj u bë edhe golashënuesi numër një në histori që fiton në Angli, Spanjë dhe Itali.Përmes një postimi në Facebook, Ronaldo foli për këto rekorde dhe synimet.

“Jeta dhe karriera e top lojtarëve janë bërë nga rritjet dhe zbritjet. Vit pas viti, takuam ekipe fantastike, me lojtarë të pabesueshëm, qëllime ambicioze, andaj ne gjithmonë japim më të mirën në nivelet e duhura”.

“Këtë vit nuk arritëm ta fitojmë Seria A, urime për Interin, titull i merituar. Sidoqoftë, unë kam vlerësuar gjithçka që kam arritur këtë sezon me Juventusin, në aspektin kolektivë dhe individual. Superkupa Italian, Kupa e Italisë dhe trofeu i golashënuesit në Seria A me bëjnë të lumtur”.“Me këto arritje, unë kam arritur qëllimin që kisha që nga dita e parë që arrita në Itali: të fitojë kampionatin, kupën, superkupën dhe gjithashtu të jem lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë në këtë shtet me top lojtarë, klube gjigante dhe kulturë të futbollit”.

“Kam thënë që nuk ndjek rekordet, rekordet me ndjekin mua. Për ata që nuk e kuptojnë është shumë e thjeshtë: futbolli është ndeshje grupore, por duhet të tejkalojmë vetën për t’i ndihmuar skuadrat të arrijnë qëllimet. Gjithmonë punojmë më shumë brenda dhe jashtë fushe, që rekordet të bëhen të arritshme”.

“Jam krenar për faktin që është bërë i madh në ditët e fundit: kampion në Angli, Spanjë dhe Itali; fitues i Kupës në Angli, Spanjë dhe Itali; fitues i Superkupës në Angli, Spanjë dhe Itali; lojtari më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali; golashënuesi më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali; me shumë se 100 gola për një klub në Angli, Spanjë dhe Itali”.“Asgjë nuk krahasohet me ndjenjën që lë shenjë në shtetet që kam luajtur dhe i kam kënaqur tifozët e klubeve që kam përfaqësuar. Për këtë punoj. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi. Qëndrojmë së bashku”.


Shtuar 24.05.2021 23:50