Si pasojë e situatës së krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit, Gjermania ka rikthyer sërish bllokimin kombëtar.
Në një kohë kur shumë vende, të tilla si Italia, Belgjika dhe Zvicra, po planifikojnë të lehtësojnë kufizimet, Gjermania po shkon kundër rrjedhës duke aktivizuar sërish masa më të rrepta.
Projekt-ligji u miratua nga Bundestagu këtë javë pavarësisht reagimeve nga mijëra kritikë, të cilët dolën në rrugë në Gjermani. Në thelb projekt-ligji përqendrohet në procesin e vendimmarrjes dhe zbatimit për të adresuar pandeminë covid-19 nga shtetet tek qeveria federale.
“Është e vështirë, rëndon mbi të gjithë ne, por është e nevojshme për një kohë të jemi me kufizime”, tha Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spann, ndërsa shtoi: “qëllimi është që të ‘thyejmë’ valën e tretë të virusit dhe pastaj të hapemi gradualisht me përdorimin e masiv të testeve”.