COVID-19 alarmon Gjermaninë, 97 përqind të rasteve të reja janë Delta

COVID-19 Delta po pushton me shpejtësi botën. Mediat gjermane bëjnë me dije se në Gjermani, 97% të infektimeve të reja janë nga Delta.

Sipas Institutit Robert Koch, 3,448 raste të tjera me koronavirus u shënuan në 24 orët e fundit, duke treguar se numërimi i rasteve ishte përsëri në një trend rritës. Autoritetet shëndetësore regjistruan mbi 3,000 infeksione të reja për ditën e tretë me radhë, për herë të parë që nga qershori.

Rastet e reja janë rritur veçanërisht tek adoleshentët dhe të rinjtë, sipas institutit. Deri të Premten, kishte 29,900 raste aktive të COVID-19 në të gjithë vendin.

Gjermania ka rritur fushatën e saj të vaksinimit kohët e fundit dhe ka arritur përparim të rëndësishëm në vaksinimin e plotë të një përqindje të lartë të popullsisë së saj kundër COVID-19.