COVID-19/ A qarkullon virusi “Delta” në Shqipëri? Përgjigjet Manastirliu

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi edhe njëherë se në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me variantin “Delta” të Covid.

Manastirliu tha se strukturat e ISHP janë në situatë alerti dhe po monitorojnë çdo rast. Gjithashtu, ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të vaksinohen. Sipas saj, pacientët që janë aktualisht të shtruar në Infektiv nuk kanë bërë vaksinën.

“Varianti Delta mbetet një kërcënim edhe për vendin tonë. Ashtu sikurse evidencat tregojnë ka një përhapje të egër. Strukturat tona të ISHP janë në një situatë alerti.

Duke monitoruar me shumë kujdes të gjitha rastet e dyshuara. Nuk kemi një prezencë të këtij varianti. Por jemi duke monitoruar çdo rast me shumë kujdes.

Qarkullimi i varianteve të reja janë arsye të forta për tu vaksinuar sa më parë. jemi të organizuar për të vajtur derë më derë me programin dhe njësitë e lëvizshme,” u shpreh ministrja. /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.07.2021 16:25