“Çmimi i naftës duhet të ishte më pak se 190 lekë/litër”, Xhelal Mziu me akuza të ashpra ndaj “Bordit Gjobvënës”

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje çmimin e naftës në vend e cila prej disa muajsh vendoset nga Bordi i Transparencës.

Mziu e quan atë “Bordi Gjobvënës ndaj qytetarëve” pasi sipas tij nafta në vend sot duhet të ishte më pak se 190 lekë/litër.

Deputeti i PD i referohet treguesit Brent i cili tani tregon se nafta në bursa ka arritur nivelet e para luftës në Ukrainë.

Kujtojmë që sot Bordi i Transparencës bëri publike lëvizjen e fundit duke e ulur çmimin e naftës me vetëm një lek për litër.

Reagimi i plotë i Xhelal Mziut:

⛔️ “Bordi i Gjobvënies ndaj qytetarëve” ose Bordi i Transparencës, vendosi sot çmimin e naftës 220 lekë/litër ose 30 lekë më shumë se duhet, referuar bursës!
Çmimi i naftës së papërpunua në bursa, treguesi Brent, ka rënë në 94 dollarë për fuçi, pra në nivelet e para luftës në Ukrainë!
📌 Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi, sot është 36 dollarë më pak, sipas përllogaritjes duhet të shitet më pak se 190 lekë/litër!
Shiko grafikun e treguesit Brent 👇
“Bordi i Gjobvënies” ndaj qytetarëve vendosi sot çmimin në 220 lekë/litër, nga më pak se 190 lekë/litër që ishte në shkurt, përpara luftës në Ukrainë, kur bursa ishte sa sot!
Çmimi i naftës në Shqipëri është luhatur nga 2017 lekë/litër deri në 265 lekë/litër, madje dhe nafta që kishim stok u shit me dyfishin e kostos së saj!
📌 Qeveria e rilindjes ka krijuar një “Bord Gjobëvënse” që çmimin e rrit artificialisht mbi 30 lekë të reja për litër!
📌 Qeveria e rilindjes ka taksat më të larta në Rajon dhe në Europë, kemi çmimin më të shtrenjët në Botë dhe 60-80 lekë/litër më shtrenjët se vendet e Rajonit!
📌 Qeveria e rilindjes duhet urgjentisht të shkrij Bordin Gjobvënës që penalizon qytetarët me mbi 30 lekë/litër!
📌 Qeveria e rilindjes të ul taksën e qarkullimit (dyfishë) që është sot mbi karburantin!
❌️ Çmimet e karburantit e kanë falimentuar Biznesin, e kanë rrënuar turizmin dhe e kanë varfëruar në ekstrem çdo familje shqiptare!/albeu.com