Çmimi i energjisë, Rama flet për luftë: E di që jeni të stresuar, por çmimin nuk ua kemi rritur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me çmimet e naftës dhe të energjisë elektrike.

Për sa i përket energjisë, Rama thotë se pavarësisht rritjes së kostos, çmimi në faturë nuk është rritur.

Rama kërkoi mirëkuptim, pasi sipas tij kohët që po jetojmë janë të vështira.

“E mirëkuptoj tërêsisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:

QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILjARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!

LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, ka shkruar Rama./albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 12:41