Cili është sekreti i suksesit të Haaland: Gjyshja e Erling zbuloi sesi nipi i saj u bë një bishë e vërtetë

Erling Haaland shënoi deri në 20 gola në 13 ndeshje për Manchester City dhe tifozët janë të kënaqur me gjendjen e tij fizike dhe shpejtësinë e jashtëzakonshme.

Megjithatë, shumë nuk e dinë se sekreti i predispozicioneve të tij fizike fshihet në anën femërore të familjes.

Gjyshja e futbollistit Ase Haaland Braut ishte një nga sportistet më të mirë në Skandinavi, e specializuar në kërcimin së gjati dhe sprint. E njëjta gjë është edhe me vajzën e saj Gree Marita Braut.

– Me shpejtësinë dhe kërcimin e tij, Erling përfaqëson brezin e tretë të familjes sonë sportive. Rekordi im për 60 metra në klasën e 11-vjeçarëve nuk është thyer edhe sot e kësaj dite dhe më pas kam pasur një rezultat 8.4 sekonda”, tha ajo, duke shtuar se vajza e saj ishte kampione norvegjeze për junior në pentathlon në vitin 1990.

– Të njëjtët muskuj punojnë në sprint dhe në kërcim së gjati dhe stërvitja e të dyja disiplinave ndihmon shumë në fushën e futbollit. Erling mban rekordin jozyrtar 5-vjeçar të kërcimit së gjati pa vrapim, përpara rekordit të moshës në 58 vende. Në janar 2006, ai kërceu 1.63 metra – tha Alf Inge Haaland.

– Më duket se kam gjene sportive nga mamaja dhe gjyshja. Këmbët e mia në veçanti kanë qenë gjithmonë të gjata dhe të forta”, theksoi dikur vetë Haaland. /G.D albeu.com/