Cila do të jetë e ardhmja e Brojës, lëvizje të reja te Çelsi

Lajmet e fundit të transferimeve të Çelsit kanë të bëjnë me një vendim të vendosur nga Mauricio Poçettino për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Çelsi dhe trajneri Poçetino kanë marrë vendimin e tyre të parë të rëndësishëm përpara vendimit të transferimit të janarit. Blutë e Londrës nuk presin që të shesin shumë lojtarë në merkaton e dimrit.

Gjithsesi, Armando Broja, një produkt i akademisë së Çelsit mund të largohet në janar, pasi interes për sulmuesin e Kombëtares shqiptare ka nga dy klube të tjera të Londrës, Uest Hem dhe Fulhem.

Sulmuesi shqiptar po lufton për të marrë sa më shumë minuta pas kthimit nga dëmtimi.  Me rikthimin e Kristofer Nkunkut, si dhe me planet për me një tjetër sulmues në janar, Broja mund ta ketë edhe më të vështirë të marrë minutazh te Çelsi. Pavarësisht kësaj, “Evening Standard” raporton se blutë janë të përgatitur të refuzojnë huazimin e Brojës te Fulhami.

Raporti shton se nga këndvështrimi i Brojës, ai nuk ka dëshirë të largohet me një rol më të spikatur që do t’i jepet nga Poçettino. 22-vjeçari, i cili nënshkroi një kontratë të re gjashtëvjeçare vitin e kaluar, është aktivizuar vetëm 143 minuta në Premier Ligë këtë sezon me një gol dhe një asist.

Në një intervistë për “The Secret Scout”, Broja diskutoi mundësitë e tij të kufizuara këtë sezon me sulmuesin duke shpjeguar pse ai nuk është aspak i zhgënjyer për mungesën e minutave.

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin nga mungesa e minutave, por për mua, e di që jam rikthyer nga një dëmtim i madh,” pranoi ai. “Më duhet të tregohem dhe të provoj veten përsëri te trajneri, stafi, klubi dhe tifozët. Jam i bekuar që jam në pozicionin ku jam”.

Mbajtja e Brojës ka të ngjarë të jetë gjithashtu e rëndësishme në lidhje me Nikolas Xhekson dhe Kristofer Nkunku. Me ardhjen e AFCON (Kupës së Afrikës) në janar, Xhekson do të mungojë për një numër ndeshjesh që mund ta shohin Brojën t’i jepet më shumë shanse në formacionin fillestar.

Nkunku ka të ngjarë të jetë një titullar i rregullt pas rikthimit të tij nga lëndimi, por Poçettino pritet të marrë rreziqe minimale që do të përfshijnë francezin që të riintegrohet ngadalë. Prandaj, të kesh Broja në dispozicion do të jetë e rëndësishme pasi Nkunku mund të marrë pak kohë për të rritur shpejtësinë.


Shtuar 28.11.2023 17:03