Çifti ukrainas kalon ditën e parë të martesës duke mbledhur armë: Po mbrojmë vendin tonë

Dy shtetas ukrainas, Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin, u martuan vetëm disa orë pasi Rusia filloi pushtimin e vendit të tyre.

Ata e kaluan ditën e parë të martesës duke mbledhur pushkët dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrainën, raporton CNN.

Dasma e tyre ishte planifikuar për në qershor, por ata vendosën të martohen tani pasi nuk ndihem të sigurt për të ardhmen e tyre.

Arieva dhe Fursin kanë nënshkruar të dy me Forcat e Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë. Pasi u armatosën, çifti u drejtuan për në zyrën e partisë së tyre politike, Solidariteti Evropian.

“Për momentin, ne jemi këtu dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Kështu që ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj që gjithçka do të jetë në rregull”, tha Arieva, duke shtuar se disa civilëve që nuk janë pjesë e forcës mbrojtëse iu dhanë edhe pushkë.

“Ka disa vende ku mund t’i merrni ato, dhe thjesht nënshkruani letrat dhe mund të shkoni dhe të mbroni vendin tuaj”, tha ajo duke shtuar se kjo është situata momentale./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 18:32