CIARAN/ Uji vërshon në mes të Ersekës, rrezikohen disa banesa

Në Kolonjë është situatë e vështirë nga rreshjet e shiut. Sipas informacioneve, bëhet me dije se uji ka vërshuar në rrugët e qytetit, ndërsa zjarrfikësit bëjnë hapjen e tyre.

Për disa herë rrjesht, është tentuar të hapen rrugët, por vijojnë të bllokohen çdo 15 min.

Mësohet se situatë të tillë ka edhe në fshatin Qafëzes, pasi ka dalë nga shtrati përroi i fshatit, dhe rrezikojnë banesat në lagjen e fshatit afër përroit. Do të duhet edhe aty ndërhyrja e emergjencave për të normalizuar situatën. Priten informacione të tjera në vijim.


Shtuar 3.11.2023 23:15