Tërmet i fortë në Nepal, 22 viktima

Të paktën 22 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 6.4 që goditi Nepalin perëndimor të premten, i cili u ndje deri në Nju Delhi të Indisë. Të paktën 20 persona u dërguan me urgjencë në spital me lëndime, tha zyrtari i qarkut të Jajarkot, Suresh Sunar, për Reuters.

Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit tha se tërmeti ndodhi në orën 23:47 me orën lokale në rrethin Jajarkot të provincës Karnali. Jajarkot është rreth 500 kilometra në perëndim të kryeqytetit Katmandu. Pamjet e mediave lokale treguan fasadat e shkatërruara të shtëpive shumëkatëshe me tulla.

Lëkundjet u ndjenë në rrethet fqinje dhe deri në Katmandu, thanë banorët. “Shtëpitë janë shembur. Njerëzit dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre. Unë jam jashtë në turmën e banorëve të tmerruar. Ne po përpiqemi të gjejmë detaje të dëmeve,” i tha Reuters me telefon zyrtari i policisë Santosh Rokka.


Shtuar 3.11.2023 22:53