Chelsea ka 0-2 sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Portos.
Në minutën e 32-të, Blutë e zhbllokuan rezultatin me Mason Mount.
Një gabim të skuadrës vendase e shfrytëzoi Benjamin Chilwell, i cili e kaloi edhe portierin dhe e shënoi golin e dytë (85’).
Ndërkohë ndeshja e kthimit luhet më 13 prill në Londër.