Çfarë po ndodh? Përplasje me Yuri Kim, Meta bën paralajmërimin e fortë

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të dalë në një konference të jashtëzakonshme për mediat.

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka bërë të ditur se do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme në orën 11:30.

Rikujtojmë se kjo konferencë për mediat vjen pas përplasjes së tij në distancë me ambasadoren amerikane Yuri Kim i cili u pasur me deklarata të forta në të dy anët.

Lajmërimi:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.
Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live.

Heshtja zgjedhore:

“Dita përpara zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të mediat si dhe zhvillimi I mitingjeve ose I veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore” /albeu.com/