Çfarë po ndodh me Erdogan? Vaksinohet për herë të tretë kundër COVID-19

Ndryshe nga si është vepruar deri më tani, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është kritikuar pasi u zbulua se ka marrë tre doza vaksine të COVID-19.

Kjo në një kohë, ku vendi i tij po përpiqet të sigurojë mjaftueshëm për punëtorët kryesorë.

Erdogan, 67 vjeç, mori dozën e parë të vaksinës kineze, Sinovac në janar dhe një të dytë në shkurt.

Këtë javë ai pranoi se kishte pasur një dozë të tretë në muajin mars, por nuk tregoi nëse vaksina ishte Sinovac ose Pfizer-BioNtech.

Gati 50 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Turq. Sipas Reuters, më pak se 20 përqind e turqve kanë marrë dy doza. /albeu.com/

 

 


Shtuar 5.06.2021 10:29