Çfarë i shkakton shenjat e bardha në thonjtë tanë?

Shpeshherë na shfaqen vija apo pika të bardha në thonjtë tanë, të cilat nuk janë pa asnjë domethënie.

Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha në thonj.

Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose dhe në disa në mënyrë të rastësishme. Shkaktari kryesor i lekonikës është lëndimi i shtratit të thoit.

Këto lëndime mund të ndodhin nëse ju e përplasni apo godisni thoin ose gishtin tuaj.

Shfaqja e njollave është një problem shumë i përhapur dhe në shumicën e rasteve i padëmshëm.

Shumë persona të shëndetshëm, në një moment të jetës së tyre u janë shfaqur këto njolla.

Për disa, pikat e bardha mund të shfaqen si pikla të përhapura në të gjithë sipërfaqen e thoit.

Për të tjerë mund të jetë vetëm një njollë e madhe e bardhë.

Por ka dhe shumë shkaqe të tjera që lidhen me njollat e bardha tek thonjtë që kanë të bëjnë me probleme shëndetësore.


Shtuar 10.01.2022 10:32