Gazetari Arjan Çani ka ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” Kozakun, i njohur ndryshe edhe si Mbreti i Instagramit.
Kozak pretendon se është gazetari më i madh në botë dhe nisja e karrierës së tij ka ardhur duke imituar Arjan Çanin, duke krijuar në Instagram një emision me format si të tijin.
Pasi u ftua para pak ditësh në një tjetër televizion, ky i fundit nuk e ka humbur mundësinë për ta ftuar “Mbretin e Instagramit”, duke parë edhe kuriozitetin e madh që kanë shqiptarët për ta njohur.
Të dy këta personazhe e përmendin shpesh ndoshta edhe në formë humori se janë numri një i gazetarisë, dhe dita e sotme i ka vendosur përballë njëri-tjetrit.
Kujtojmë se para pak ditësh, Kozak u mor peng nga disa njerëz të Fabio Dushkut dhe u keqtrajtua nga ata brenda një makine, prej nga u shpërndanë edhe video./albeu.com