“Buxheti 2023 në favor të oligarkëve”, Meta: Godet prodhimin vendas të pijeve, rritja e pensioneve është qesharake

Kreu i Partisë së Lirisë ilir Meta ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë ku u ndal te buxheti i vitit 2023. Meta tha se rritja e pensioneve ka qenë qesharake njësoj si ajo e ndihmës ekonomike. Sipas Metës ky buxheti i jep një goditje prodhimit vendas të pijeve, si rezultat i rritjes së akcizës, duke goditur industrinë vendase të pijeve dhe duke favorizuar importuesit dhe evazionin.

Meta: Korrupsioni skizofrenik i kësaj qeverie. Është e rëndësishme të denoncojmë jo vetëm këto skandale, si porti i Durrësit apo segmenti 46 Kmm 360 mln euro për Levan Fier por të gjithë cmontimin e këtij buxheti që është në favor të oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës. Është në dëm të qytetarëve se nuk rriten pagat, pensionet por shtohen pagesat për borxhin dhe koncesionin.

Do të jepen 1 mld euro për 7 koncesione, ndërsa tatimet dhe doganat falë evazionit do të  bëjnë namin.

Ky buxheti i jep një goditje prodhimit vendas të pijeve, si rezultat i rritjes së akcizës, duke goditur industrinë vendase të pijeve dhe duke favorizuar importuesit dhe evazionin. Do të favorizohet edhe si rezultat i vendosjes së gjobave 10 fish ndaj biznesit.

Rritja e pensioneve është qesharake, as një kafe. Edhe ndihma ekonomike dhe e paaftësisë e papërfillshme.


Shtuar 16.11.2022 19:36