Bushati: As dalja e 2 milionë shqiptarëve në protestë nuk do ta detyronte qeverinë të dorëhiqej

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Andi Bushati foli për protestën, kërkesat e qytetarëve dhe qëndrimin e qeverisë ndaj tyre. Sipas tij, edhe nëse në shesh do të mblidheshin dy milionë shqiptarë, në rrethanat aktuale qeveria nuk do të jepte dorëheqjen. Bushati nënvizoi gjithashtu se vlerësimi i protestës nuk duhet të lidhet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës.

Ai tha se protesta ka nxjerrë në pah lodhjen dhe pakënaqësinë e thellë të qytetarëve ndaj qeverisë së Ramës, por edhe ndaj klasës politike në tërësi. Sipas tij, një numër shumë i madh shqiptarësh kanë arritur në përfundimin se situata nuk mund të vazhdojë më kështu, pasi kushtet e jetesës së tyre po përkeqësohen.

Të lidhura

None found

“Protesta na ka treguar se njerëzit janë të stërlodhur nga qeveria Rama në veçanti dhe nga kjo klasë politike në përgjithësi. Në vend ekziston një pakënaqësi ekstreme dhe një masë e madhe shqiptarësh e ka kuptuar se mjaft është mjaft, sepse me këtë regjim nuk mund të ecet më përpara dhe jeta e tyre po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, u shpreh Bushati.

Analisti theksoi se, pavarësisht numrit të ditëve të protestës, ajo e ka përmbushur tashmë një pjesë të rëndësishme të misionit të saj. Ai shtoi se kërkesat e protestuesve i drejtohen drejtpërdrejt Ramës, ndërsa në demokraci liderët largohen kur përballen me pakënaqësinë e qytetarëve ose presin zgjedhjet për t’u larguar përmes votës.

“Në vendet demokratike, kur drejtuesit shohin se njerëzit nuk janë të kënaqur me ta, ata largohen ose presin zgjedhjet dhe largohen me votë. Por në këtë vend, ku zgjedhjet janë suprimuar, edhe sikur dy milionë shqiptarë të dilnin në shesh, qeveria nuk do të kishte arsye të jepte dorëheqjen”, deklaroi ai.

Bushati argumentoi se rezultati i protestës nuk varet nga reagimi i qeverisë, pasi, sipas tij, ajo do të vijojë të qeverisë në të njëjtën mënyrë. Ai pretendoi se qeveria do të vazhdojë të vjedhë dhe, për të mbuluar këto veprime, do të tentojë në fund të vjedhë edhe votat.

“Edhe nëse njerëzit dalin në shtator, qofshin pak apo aq shumë sa kanë qenë deri tani, nuk besoj se mund të ketë një mesazh më të madh se ai që tashmë është dhënë. Për këtë arsye, suksesi i protestës nuk matet me rrëzimin e Ramës”, tha analisti.

Sipas tij, protesta ka shënuar sukses sepse ka ndryshuar perceptimin e një pjese të qytetarëve. Ai solli në vëmendje se më parë diskursi ishte se njerëzit nuk votonin për Saliun dhe Qorin, ndaj Rama konsiderohej si alternativa më e mirë. Tashmë, sipas Bushatit, ekziston një forcë qytetarësh që e kundërshton këtë ide dhe e konsideron Ramën jo më të mirin, por më të keqin dhe personin e parë që nuk dëshiron ta lejojë të vendosë për jetën e tyre.

“Ky është qëllimi i protestës. Objektivat e tjera i përmbushin revolucionet dhe nuk mund të arrihen përmes një proteste”, përfundoi Bushati.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahislunabetHoliganbet