Burri dhunon ish-partneren jashtë shkollës së vajzës, e godet me grushte dhe shkelma në organet gjenitale

Greqi– Një 47-vjeçar, i cili rrahu ish-partneren e tij jashtë shkollës së vajzës së tyre, është dënuar me 14 muaj burg, nga Gjykata e Selanikut.

Burri u shpall fajtor për lëndim trupor në familje dhe abuzim verbal. Ai gjithashtu është detyruar të qëndrojë 100 metra larg ish-bashkëshortes.

Ngjarja e paimagjinueshme ndodhi pasditen e së premtes kur 41-vjeçarja shkoi të merrte vajzën e tyre të vogël shtatëvjeçare nga shkolla private në Selanik.

Jashtë shkollës e priste ish-bashkëshorti dhe sapo e pa, e nxori me nxitim nga oborri.

“Më goditi me grusht në kokë, më hoqi këmishën dhe sapo më hodhi në tokë vazhdoi të më gjuante me shkelma në organet gjenitale”, dëshmoi viktima në gjykatë.

Sipas saj, kjo nuk ishte hera e parë që 47-vjeçari e dhunonte fizikisht, ndërsa ka goditur me grusht edhe vajzën e tyre shtatëvjeçare.

“Incidentet janë të shpeshta. Ai nuk mund ta kuptojë që u ndamë. Përkohësisht qëndroj diku tjetër dhe kërkoj shtëpi. Dy javë më parë e mori fëmijën për të dekoruar një pemë dhe e goditi në kokë”, tha gruaja që kërkoi nga gjykata ta mbronte.

“Edhe sot e kësaj dite kam dhimbje”, tha ajo.

Në deklaratën e tij, i pandehuri mohoi akuzat që i ngarkoheshin dhe pretendoi se partneri aktual i gruas ishte ai që e sulmoi jashtë shkollës.


Shtuar 4.12.2023 18:56

Tags: ,