Buffon takon ultrasit: Nuk është e vërtetë që nuk ndjekim Pirlon! Besoni tek Champions? Sigurisht (VIDEO)

Sonte, Gianluigi Buffon do të jetë protagonisti në fushë me Juventusin, në atë që duhet të jetë ndeshja e tij e fundit në Serie A me fanellën bardhezi. Përpara fillimit të kësaj sfide, portieri italian ka marrë një surprizë te bukur në hotelin ku po qëndron së bashku me skudrën.

Siç dëshmohet nga faqja e Twitter e “Bianconeri Brasil”, Buffon u takua me një përfaqësi të tifozerisë Viking,  të cilët kishin udhëtuar për “Reggio Emilia” për të nderuar kapitenin e tyre.

Buffon pati edhe një bisedë të shkurtër me tifozët ultras, të cilët e pyetën atë nëse ka lojtarë që nuk ndjekin udhëzimet e Pirlos.

Lojtarë që nuk ndjekin Pirlon? Jo jo, kjo nuk është e vërtetë. Mund t’jua them pasi jam në stërvitje çdo ditë.

A besoni ende tek Champions League? “Po, sigurisht.”


Shtuar 12.05.2021 20:03