Mbretëria e Bashkuar nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë në terma afatshkurtër, ka thënë sekretari i mbrojtjes, Ben Wallace.
“E vetmja gjë që kam mësuar në këtë konflikt është se nuk mund të thuash me siguri asgjë dhe të përjashtosh asgjë”, tha Wallace për Sky News.
Ukraina i është lutur Perëndimit që të dërgojë avionë luftarakë për muaj të tërë, por deri më tani asnjë vend nuk ka pranuar t’i furnizojë ato.
Në vend të kësaj, shumë prej tyre kanë zgjedhur të dërgojnë tanke ose automjete të blinduara, dhe Wallace tha se Britania i ka ofruar Kievit rreth 200 tanke dhe helikopterë. /albeu.com