Zelensky bisedë telefonike me kryeministrin britanik, çfarë diskutuan dy liderët

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Mediet e huaja bëjnë me dije se dy udhëheqësit ranë dakord mbi rëndësinë e përshpejtimit të dërgimit të ndihmës ndërkombëtare në Ukrainë.

“Kryeministri tha diskutimi u fokusua në garancinë që ndihma ushtarake britanike të arrijë në vijën e parë të luftës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit britanik.

“Dy liderët ranë dakord se është thelbësore që Ukraina të përshpejtojë dhënien e ndihmës nga aleatët për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të ndihmohet dhe të shfrytëzojë mundësinë për të zmbrapsur forcat ushtarake ruse”, shtohet në deklaratën britanike.

Ndërkohë presidenti Zelensky tha se falenderoi kryeministrin britanik për nisjen e trajnimit të ekuipazheve ukrainase për tanket britanike Challenger 2, disponueshmërinë e të cilave të dy vendet kishin njoftuar në janar./Albeu.com/