Braho si Rama sulmon me fjalë të rënda Metën: Je i çmendur!

Kandidati i Partisë Socialiste, Spartak Braho njësoj si Rama, e ka quajtur presidentin Ilir Meta të çmendur.

Braho tregoi bisedën me Metën, që sipas tij i kishte thënë se nuk bënte më për deputet se do të bënte koalicion me Sali Berishën.

“Na është çmendur presidenti. Unë kam qenë afër tij. Në 2017 më tha Spartak ti nuk bën më për deputet se unë do bëj koalicion me Berishën. Turp të kesh i thashë. Qëndrova pranë tij me vite të tëra që ta mbaj afër. Këto fjalë që ka filluar të përçapet duke menduar se i ka ardhur koha që të rrëzojë rëndë interesat kombëtare. Ngjarje e rëndë ishte ajo e Rinasit, një preket për grusht shteti. Donte të ishte në krye. Por dështoi. Nuk e keni idenë çfarë rreziku kemi kaluar. Filozofia e Ilir Metës është puçizmi. Do dalë dhe do marrë pushkën Ilir Meta. Është e vërtetë që ka pasur skraparllinj në luftën e Vlorës. Ilir Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh. Më vjen keq që flas me këto fjalë. Nuk ka gjë të ngjashme me skraparllinjtë e vërtetë. Nuk do i lë asnjë zgjedhës Monika Kryemadhit që të votojnë për LSI. Do ta tresim fare”, -tha Braho.

Kaq mjaftoi që të reagonte dhe zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i cili e ka quajtur Brahon, sorrë.

REAGIMI I BLUSHIT
O Tak Çiçi, nuk të vjen turp, që sulmon Ilir Metën për llogari të Edi Ramës dhe të gjithë antishqiptarëve, nga Skrapari i patriotëve dhe i atdhetarëve?
Ti as sorrë nuk e meriton të quhesh, se edhe sorra e ka një fije karakteri!

 

 


Shtuar 16.04.2021 17:52