Braçe me kritika: Kur udhëheqësit vjedhin, besimi bie pikiatë

Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar në një postim në rrjetin social Facebook një pjesë nga memorandumi i SHBA për luftën kundër korrupsionit.

Braçe shprehet se Amerika e ka me korrupsionin, të korruptuarit dhe pasuritë e tyre.

Ai thekson se dy elementë vlejnë shumë: regjistrimi i pronarëve përfitues dhe parimi i identifikimit, ngritjes dhe marrjes së pasurive të vjedhura.

Postimi i Plotë

Me kë e ka Amerika? Pyesin; pastaj pergjigjen:  Me mua jo! As me mua! Me ate tjetrin! Ky është halli i muajit! Ne fakt Amerika e ka me korrupsionin në fillim, të korruptuarit, pauritë e tyre në fund. Ekonomine, Barazine e Aksesit, Tregjet, Lirine, Zhvillimin, Rritjen, Pabarazine, Besimin, Demokracine gjithashtu! Harrojeni hallin personal; Lexojeni kështu: Dy elemente vlejne shume per ne; I pari-rregjistri i pronareve perfitues, sa me pare efektiv, ky eshte muaji; I dyti-Parimi i identifikimit, ngrirjes dhe marrjes se pasurive te vjedhura.

*Pjeseza nga MEMO-ja amerikane;

Politika: Korrupsioni gërryen besimin e publikut; pengon qeverisjen efektive; shtrembëron tregjet dhe barazinë e aksesit tek shërbimet; zhvlerëson përpjekjet e zhvillimit; kontribuon në brishtësinë kombëtare, në ekstremizëm dhe migrim; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë mjetin për të minuar demokracitë në të gjithë botën.

Kur udhëheqësit vjedhin nga shtetasit e kombeve të tyre ose kur oligarkët hedhin tutje shtetin e së drejtës, rritja ekonomike ngadalësohet, pabarazia zgjerohet dhe besimi në qeverisje bie pikiatë.

Në aspektin financiar, kostot e korrupsionit janë marramendëse. Është vlerësuar se veprimet e korrupsionit lundrojnë midis 2-5% nga prodhimi i brendshëm bruto global….

(b) Luftimin e të gjitha formave të financimeve të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe sistemet ndërkombëtare financiare, duke përfshirë zbatimin e fuqishëm të ligjit Federal që u kërkon kompanive të Shteteve të Bashkuara të raportojnë pronarin ose pronarët e tyre përfitues në Departamentin e Thesarit; uljen e sekretit financiar “offshore”; përmirësimin e ndarjes së informacionit;

(c) Mbajtjen përgjegjës të individëve të korruptuar, organizatave ndërkombëtare kriminale, si edhe ndërmjetësuesit e tyre, duke përfshirë këtu sipas rastit, identifikimin, ngrirjen dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura, nëpërmjet rritjes së informacionit të shkëmbyer dhe hetimeve, goditjes së krimit penal dhe civil, këshillimeve, sanksionimeve apo formave të tjera të mundshme të cilat çojnë edhe në kthimin e aseteve në përfitim të shtetasve të dëmtuar nga korrupsioni… VO: nuk jane fjalet e nje komunisti.

Shtuar 8.06.2021 12:06