Zjarri në një traget në Filipine lë 5 të vdekur dhe 87 persona të zhdukur

Një traget u përfshi nga flakët të mërkurën në ujërat pranë Palawanit, në Filipine, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave, ndërsa 87 të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Të dhënat janë bërë publike nga Roja Bregdetare e Filipineve dhe janë raportuar nga AFP.

Të lidhura

None found

Deri tani, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 42 persona, bëri të ditur një zëdhënës i Rojes Bregdetare.

Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të ndryshojë gjatë orëve të ardhshme, pasi kërkimet në zonën e incidentit nuk kanë përfunduar.

Një kapiten i Rojes Bregdetare tha për një radio lokale se dhjetëra persona nuk janë gjetur ende dhe se shifrat e publikuara mbeten të përkohshme.

“Bazuar në të dhënat që kemi aktualisht për personat e shpëtuar dhe viktimat, ende kemi 87 persona për të cilët nuk kemi informacion”, deklaroi të enjten kapitenia Noemi Cayabyab.

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për të dhëna në kohë reale, të cilat mund të pësojnë ndryshime ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Sipas informacionit të cituar nga AFP, në traget udhëtonin gjithsej 134 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Nga 42 të shpëtuarit, 38 ishin pasagjerë, ndërsa katër ishin pjesë e ekuipazhit.

Autoritetet nuk kanë mundur ende të marrin një pasqyrë të plotë nga të gjithë të mbijetuarit, pasi nuk kanë arritur të komunikojnë me ta.

Trageti ishte nisur nga Porti i Manilës dhe po lundronte drejt jugut, me destinacion Coronin, në provincën Palawan. Sipas Rojes Bregdetare, zjarri shpërtheu rreth 1.2 milje detare (2.2 kilometra) në verilindje të Barangay Marcilla.

Forcat e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën në vendin ku ndodhi ngjarja. Në listën e personave të zhdukur ndodhen edhe tre pjesëtarë të së njëjtës familje.

Rai Garcia, i cili ka tre të afërm të zhdukur, tregoi se Mae Lorraine Galera-Navoa, motra e kunatit të tij, kishte shkuar në Luzon për funeralin e babait të saj.

Pas ceremonisë, ajo po kthehej në banesën e saj bashkë me bashkëshortin, Elyzer Navoa, dhe vajzën e tyre trevjeçare, Hiraya Joy.

“Po udhëtonin nga Manila për t’u kthyer në shtëpi kur morëm vesh lajmin”, tha Garcia.

Të afërmit kanë shpërndarë një poster me thirrjen për çdo informacion mbi familjen prej tre anëtarësh. Në të është vendosur një fotografi që Mae e kishte bërë gjatë udhëtimit në traget dhe ua kishte dërguar familjarëve të saj të afërt.

Familja po udhëtonte drejt shtëpisë në El Nido, Palawan, kur trageti u përfshi nga zjarri.

“Ende nuk kemi marrë asnjë lajm. Për këtë arsye na është dashur të komentojmë në temat e mediave lokale vetëm për të marrë informacionet më të fundit”, u shpreh Garcia.

“Ne ende shpresojmë dhe lutemi për sigurinë e tyre.”


Shtuar 10.09.2026 07:37

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetsekabetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetJojobet GirişMarsbahiscasibomcasibom girişsekabet