Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet për një takim urgjent në lidhje me vrasjen e shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Iran, tha Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Përhershëm rus në Kombet e Bashkuara Dmitry Polyansky.
“Pas një kërkese nga Irani që u mbështet nga Kina, Algjeria dhe Rusia, dhe duke shërbyer si kryetar i radhës[në KS të OKB-së, ne caktuam një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me vrasjen në Teheran të kreut të Byrosë Politike të Hamasit. Ismail Haniyeh për orën 16:00 me orën e Nju Jorkut më 31 korrik”, shkroi Polyansky në kanalin e tij Telegram.
Të lidhura
None found
Më herët, lëvizja palestineze Hamas tha se Haniyeh ishte vrarë në një sulm izraelit që synonte rezidencën ku ai po qëndronte në Teheran, ku kishte mbërritur për inaugurimin e presidentit të zgjedhur të vendit, Masoud Pezeshkian. Kanali televiziv Al Hadath raportoi se Haniyeh u vra në një sulm të drejtpërdrejtë me raketa. Zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Mousa Abu Marzook ka paralajmëruar se vrasja e Haniyeh nuk do të mbetet pa përgjigje. Autoritetet izraelite nuk pranuan të komentojnë për CNN mbi vdekjen e Haniyeh.
