VIDEO/ Studentë dhe qytetarë protestë kundër qeverisë dhe Vuçiç, qindra mijëra njerëz bllokojnë rrugët e Beogradit

Qindra mijëra studentë dhe qytetarë në Beograd demonstruan të premten (17 janar) para studiove të Radios dhe Televizionit të Serbisë, duke kërkuar drejtësi nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e vendit për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit kur u shemb një çati dhe humbën jetën 14 persona.

Përveç llogaridhënies për atë që ka ndodhur, ata kërkojnë që të ketë pasqyrim objektiv të ngjarjeve të tragjedisë dhe të mos nxisë përçarje edhe më të madhe mes qytetarëve.

Shkak për demonstratën masive të së premtes ishte incidenti që ndodhi dje të enjten në Beograd, kur një makinë shtetërore u përplas dhe plagosi rëndë një student protestues. Ngjarja u kap në video e cila u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.


Shtuar 17.01.2025 22:45