Ukraina nën sulmet ruse gjatë natës, dy viktima dhe dhjetëra të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet ruse të kryera gjatë natës në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Të lidhura

None found

Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se forcat ruse përdorën mbi 100 dronë, si edhe disa raketa, duke goditur zona të banuara dhe objekte të infrastrukturës civile.

Në Kherson, një prej sulmeve shkaktoi zjarr në ambientet e një njësie të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave. Në Odesa, flakët përfshinë një apartament në katin e pestë të një pallati 10-katësh. Ndërkohë, bombardimet në rajonin e Poltavas ndezën një strukturë industriale.

Bilanci më i rëndë u shënua në Zaporizhzhia, ku një person u vra dhe nëntë të tjerë mbetën të plagosur. Po në këtë zonë, sulmet shkaktuan zjarr edhe në një qendër tregtare. Në rajonin e Kharkivit, tre persona u lënduan pas goditjeve në një lagje të banuar të qytetit Balakliia.

Goditje ruse u raportuan edhe në rajonin e Sumyt, ku u prekën objektet e infrastrukturës civile në Romny, Nedryhailiv, Korovyna dhe Sumy. Në rajonin e Donetskut, sulmet shkaktuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e 13 të tjerëve.

Autoritetet ukrainase vijojnë të njoftojnë për dëmtime në ndërtesa civile dhe objekte infrastrukturore në disa pjesë të vendit.


Shtuar 12.08.2026 13:53

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibommeritbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet