Uashingtoni mat qëndrimin e aleatëve ndaj Trump para reduktimeve të mundshme në mbrojtjen e NATO-s

Përpara se të përcaktojnë se cilat trupa dhe kapacitete ushtarake amerikane në shërbim të mbrojtjes së NATO-s mund të reduktohen, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë sa përputhen vendet aleate me politikat e administratës së presidentit Donald Trump.

Të lidhura

None found

Bloomberg ka parë një dokument të shpërndarë së fundmi mes anëtarëve të Aleancës, përmes të cilit Uashingtoni kërkon përgjigje për një sërë çështjesh që synojnë të tregojnë nivelin e mbështetjes së aleatëve ndaj politikës së jashtme të SHBA-së.

Mes pyetjeve përfshihet nëse vendet e NATO-s i kanë përkrahur “publikisht” politikat amerikane dhe nëse kanë vendosur kufizime mbi përdorimin e bazave të tyre ushtarake nga forcat e SHBA-së.

Dokumenti kërkon gjithashtu të sqarojë nëse aleatët kanë shfaqur përputhje me qasjen amerikane “të fortë, të qartë dhe të qetë”, formulim i përdorur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Nisma është interpretuar nga aleatët evropianë si një mënyrë që Uashingtoni të ushtrojë presion mbi vendet anëtare, duke e kushtëzuar mbështetjen ushtarake amerikane me rreshtimin politik përkrah administratës Trump.

Disa shtete kanë ngritur shqetësimin se lidhja e garancive të sigurisë me besnikërinë politike mund ta transformojë rrënjësisht raportin transatlantik të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo është bërë e ditur nga persona që njohin përmbajtjen e dokumentit dhe kanë folur në kushte anonimiteti.

Paralelisht, administrata Trump ka ndërmarrë veprime për të afruar marrëdhëniet me forcat politike të djathta në Evropë, ndërsa ka dhënë sinjale edhe për ndryshime në dislokimin e trupave amerikane në kontinent.

Shpërndarja e pyetësorit përkon me rishikimin gjashtëmujor që SHBA-ja po zhvillon për praninë e saj ushtarake në Evropë. Procesi, i cili pritet të mbyllet deri në dhjetor, ka shtuar shqetësimet se mund të ketë reduktime të konsiderueshme.

Pasojat e mundshme nuk kufizohen vetëm te forcat amerikane të vendosura aktualisht në territorin evropian. Ato mund të përfshijnë edhe kapacitetet ushtarake që Uashingtoni do të aktivizonte nëse një anëtar i NATO-s do të sulmohej.

Një zyrtar i Aleancës ka pohuar se SHBA-ja po bashkëpunon me aleatët gjatë këtij procesi rishikimi, por nuk ka dhënë hollësi për dokumentin. As Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk ka bërë komente.

Në mënyrë të tërthortë, pyetjet trajtojnë disa nga temat që kanë shkaktuar mosmarrëveshje ndërmjet Uashingtonit dhe partnerëve evropianë. Mes tyre janë operacionet e SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe në Hemisferën Perëndimore, si edhe politikat evropiane që u japin përparësi kompanive vendase në kontratat e mbrojtjes.

Shpenzimet ushtarake dhe prokurimi i pajisjeve të mbrojtjes zënë një pjesë të rëndësishme të dokumentit. Uashingtoni kërkon garanci se aleatët po i shtojnë fondet për mbrojtjen dhe po marrin gradualisht përgjegjësinë për kapacitete që deri më tani janë siguruar nga ushtria amerikane.

Në të njëjtën kohë, SHBA-ja interesohet nëse paratë e vendeve aleate po përdoren për blerjen e armëve dhe pajisjeve të prodhuara nga kompanitë amerikane të mbrojtjes.

Aleatët pyeten edhe nëse i kanë kundërshtuar publikisht rregulloret që pengojnë lidhjen e kontratave me kompanitë amerikane. Dokumenti kërkon konkretisht të dijë nëse vendet janë shprehur kundër politikave të reja evropiane “Made in Europe”, të cilat favorizojnë industrinë e mbrojtjes në Evropë. Ato që nuk e kanë bërë këtë pyeten më tej nëse do të ishin të gatshme të vepronin në këtë mënyrë.

Fillimisht, dokumenti iu dërgua delegacioneve të shteteve anëtare në Uashington, ndërsa më pas nisi të qarkullonte edhe në selinë e NATO-s në Bruksel. Më vonë gjatë këtij muaji, zyrtarët amerikanë pritet të zhvillojnë takime me aleatët në Bruksel për të diskutuar rishikimin.

Nga ky proces pritet të rezultojë një tkurrje e mëtejshme e pranisë ushtarake të SHBA-së në Evropë. Uashingtoni ka bërë tashmë të ditur largimin e rreth 5 mijë trupave nga Gjermania, ndërsa njësi të tjera pritet të zhvendosen pa u zëvendësuar.

Nën shqyrtim janë vendosur edhe asetet strategjike amerikane të angazhuara në mbrojtjen e vendeve të NATO-s. Reduktimet e mundshme mund të përfshijnë bombardues strategjikë, dronë dhe anije luftarake, kapacitete që shumë shtete evropiane nuk i zotërojnë në të njëjtin nivel.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka përshkruar rishikimin si një zhvillim pozitiv dhe logjik, duke iu referuar rritjes së ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes nga Kanadaja dhe vendet evropiane.

“Unë mendoj se e afron NATO-n”, deklaroi Rutte në korrik, teksa theksoi se zhvillimi i rishikimeve të rregullta përbën një qasje të kujdesshme.

Nëse prania ushtarake amerikane kushtëzohet nga niveli i përputhjes politike të vendeve aleate me Uashingtonin, një vendim i tillë pritet të nxisë një debat të ri për të ardhmen e lidhjeve transatlantike dhe për rolin që SHBA-ja do të ketë në mbrojtjen e Evropës.


Shtuar 14.08.2026 13:22

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Giriş