Uashingtoni dhe Riadi pranë finalizimit të një marrëveshjeje bërthamore/ Administrata Trump lejon pasurimin e uraniumit, alarm për një garë të re rajonale

Pritet që Uashingtoni dhe Riadi të njoftojnë së shpejti një pakt bashkëpunimi bërthamor pa precedent, me një horizont kohor deri në 30 vite, që do t’u hapë rrugën korporatave amerikane të përfshihen në ndërtimin e sektorit atomik saudit.

Të lidhura

None found

Pas përmbylljes së një analize të përbashkët mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite, mbretëria mund të ngrejë në tokën e saj edhe një fabrikë për pasurimin e uraniumit. Megjithëse programi paraqitet si një nismë civile për energji, analistët tërheqin vërejtjen se ky hap e vendos Riadin në të ashtuquajturën “gjendje të pragut bërthamor”, që do t’i mundësonte, me një vendim politik, të hidhet drejt një arsenali ushtarak brenda një periudhe relativisht të shkurtër.

Për shumë dekada, politika amerikane ka insistuar që aleatët e saj në Lindjen e Mesme të hiqnin dorë nga pasurimi autokton i uraniumit dhe nga ripërpunimi i lëndës djegëse atomike. Rasti më ilustrues mbetet marrëveshja e vitit 2009 me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Abu Dabi pranoi të mos zhvillonte ciklin e pasurimit dhe miratoi inspektime të thelluara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Për dallim nga ai precedent, akordi me mbretërinë nuk e detyron atë të heqë dorë nga pasurimi dhe as të nënshkruajë Protokollin Shtesë të IAEA-s, duke lënë të hapura pyetje serioze rreth shkallës së mbikëqyrjes ndërkombëtare.

Sipas administratës së Donald Trump, marrëveshja do të shoqërohet me masa dypalëshe verifikimi dhe kontrolli, të cilat, sipas saj, përmbushin standardet amerikane për mospërhapjen. Megjithatë, specifikat e këtyre mekanizmave nuk janë bërë ende publike.

Pakti konsiderohet gjithashtu në kundërshtim me qasjen e SHBA-së ndaj Iranit. Prej vitesh, Uashingtoni ka shtypur Teheranin duke argumentuar se pasurimi i uraniumit mund të shndërrohet në platformë për prodhimin e bombës atomike. Tashmë, dhënia e një kapaciteti analog Arabisë Saudite pritet të shfrytëzohet nga Irani si provë për politika me dy standarde.

Vetë Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ka deklaruar më parë se nëse Irani pajiset me armë bërthamore, Riadi do të ndjekë të njëjtën rrugë “në kohën më të shpejtë të mundshme”.

Shqetësime të forta ka ngjallur marrëveshja edhe në Izrael, i cili për dekada ka ruajtur epërsinë ushtarake dhe atomike në zonë. Vëzhguesit paralajmërojnë se krijimi i një infrastrukture pasurimi në Arabinë Saudite mund të nxisë edhe vende të tjera, si Turqia dhe Egjipti, të synojnë kapacitete të krahasueshme.

Nga ana tjetër, marrëveshja ka një peshë të konsiderueshme ekonomike për Shtetet e Bashkuara. Kompani si Westinghouse pritet të fitojnë kontrata shumëmiliardëshe për ndërtimin e reaktorëve dhe infrastrukturës bërthamore saudite, ndërsa Uashingtoni kërkon të shmangë që Riadi t’i drejtohet Pekinit ose Moskës për zhvillimin e programit të tij.

Ndryshe nga administrata e Joe Biden, e cila e kishte kushtëzuar bashkëpunimin atomik me normalizimin e raporteve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit, Donald Trump ka zgjedhur t’i shohë dy çështjet në mënyrë të pavarur, duke e shtyrë përpara akordin pa kërkuar njohjen e menjëhershme të shtetit hebre nga Riadi.

Marrëveshja, e njohur si “Marrëveshja 123” sipas Aktit Amerikan të Energjisë Atomike, do t’i kalojë Kongresit për shqyrtim. Edhe pse pritet një debat i ashpër politik, raportet e forcave parlamentare e bëjnë të vështirë pengimin e saj.

Specialistët vlerësojnë se ky pakt nuk e konverton Arabinë Saudite brenda natës në një fuqi atomike, por i siguron asaj akses në hallkat më delikate teknologjike të ciklit bërthamor, duke riformatuar balancat strategjike në Lindjen e Mesme dhe duke shtuar frikën për një garë të re armatimi bërthamor në rajon.


Shtuar 22.07.2026 15:39

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet giriş