Turqit presin në radhë për bukë mes akullit dhe dëborës, pamje të paimagjinueshme nga Stambolli (VIDEO)

Fluturimet janë pezulluar për ditën e dytë radhazi në Aeroportin e Stambollit, ndërsa veturave private u është ndaluar qarkullimi, pasi reshjet e dendura të borës shkaktuan kaos në qytetin më të madh të Turqisë.

Por, pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, sot qytetarët kanë pritur në radhë të gjata për të blerë bukën e lirë, e cila shitje për 8 cent.

Një nga radhët më të gjata për të blerë bukën e lirë u krijua në një prej filialeve të “Bukës së Popullit” tek Xhamisë Qendrore Sultançiftligi të Stambollit.

Disa bashki në Turqi kanë hapur filiale të posaçme për të shitur bukën me çmime të lira në vend për shkak se çmimet janë shtrenjtuar shumë dhe qytetarët nuk munden të blejnë me çmime normale.

Në videon e publikuar shihen qytetarët që prisnin të blinin bukë.


Shtuar 25.01.2022 13:49