Trump njofton Kongresin: Armiqësitë me Iranin kanë përfunduar, por ende mbetet k*rcënim

Donald Trump ka informuar Kongresin amerikan se përplasjet me Iranin kanë përfunduar, duke thënë se nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave amerikane dhe atyre iraniane që nga fillimi i prillit.

Në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ai ka bërë të ditur se situata e armiqësive e nisur më 28 shkurt është mbyllur, ndërsa ka shtuar se Irani vazhdon të mbetet një kërcënim i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.

Të lidhura

None found

Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të drejtojë forcat e armatosura në përputhje me përgjegjësitë e tij kushtetuese si komandant i përgjithshëm dhe në drejtimin e politikës së jashtme të SHBA-së.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, armëpushimi aktual e pezullon afatin 60-ditor që kërkon miratimin e Kongresit për vijimin e operacioneve ushtarake, duke shmangur për momentin nevojën për një autorizim të ri.


Shtuar 2.05.2026 23:25

Tags: ,