Tronditet SHBA/ 10 të rinj plagosen me armë zjarri teksa festonin në Wisconsin

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e quajtur Wisconsin në SHBA. Gjatë një feste që organizohej në këtë zonë, një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë 10 të rinj kanë mbetur të plagosur.

Këta të fundit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet bënë me dije se ngjarja mund të kishte përfunduar në tragjedi nëse personi i cili kishte armën në dorë nuk do të ndalonte së qëlluari drejt të rinjve që ishin të pranishëm në festën e organizuar. Të plagosurit janë të moshave nga 14 deri në 23 vjeç, shkruajnë mediat e huaja.

“Është vërtet një mrekulli që askush nuk ka vdekur,” tha shefi i policisë së Madison, Shon Barnes në një konferencë shtypi.

Policia u thirr në kompleksin e apartamenteve rreth orës 12:45

“Këta studentë duhet të kishin festuar pushimet verore dhe të mos merrnin trajtim mjekësor,” tha Barnes.

Të shtënat ndodhën pranë kampusit të Universitetit të Wisconsin-Madison. Ende nuk ka një të arrestuar për ngjarjen që tronditi gjithë zonën. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.


Shtuar 10.06.2024 11:59