Të paktën tetë persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh u përplas me një autobus në një vendkalim hekurudhor në Yaroslavl të Rusisë, rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës, Rusi .
Autobusi u ndal në shina ndërsa po përpiqej të kalonte vendkalimin hekurudhor, thanë mediat ruse.
Shoferi i trenit ka bërë gjithçka për të shmangur përplasjen, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur pasi distanca ka qenë e shkurtër, theksohet në raporte.
Рейсовый автобус и скорый поезд столкнулись в селе Берендеево Ярославской области. Об этом ТАСС сообщили в оперативных службах. “По предварительным данным, погибли все восемь человек, находящиеся в автобусе:https://t.co/oRDKVMCGd6
Видео: МЧС России pic.twitter.com/c08hvMCCYt
— ТАСС (@tass_agency) April 1, 2024
Sipas një deklarate nga Ministria e Emergjencave të Federatës Ruse, asnjë nga tetë personat që ndodheshin në autobus nuk mbijetoi.
Nuk u raportuan të lënduar në mesin e rreth 340 pasagjerëve në tren./albeu.com