TRAGJEDI NË MEKSIKË/ Shembet çatia e një Kishe gjatë pagëzimit, 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. 20 persona ende nën rrënoja

Nëntë persona raportohet se kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pasi çatia e një Kishe në Meksikë u shemb.

Mediat lokale thanë se 49 persona u dërguan në spital, pas shembjes në Kishën Santa Cruz në Ciudad Madero.

Të lidhura

None found

Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas tha se rreth 100 njerëz ishin në një meshë kur u shemb çatia, pasi kishte një pagëzim.

Një numër fëmijësh besohet të jenë në mesin e të bllokuarve dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.

Gazetari vendas Franc Contreras tha për programin Newsday të BBC World Service se kolapsi ndodhi në një moment kyç në shërbimin e Kishës.

“Kisha ishte e mbushur me rreth njëqind njerëz dhe njerëzit ishin rreshtuar për të parë kungimin dhe atëherë çatia u shemb sipër tyre.”

Njerëzit e zonës kanë shkuar me lopata dhe kazma për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. /Albeu.com


Shtuar 2.10.2023 08:36