Thatësira alarmante godet kontinentin e vjetër, ekspertët paralajmërojnë emergjencë ujore në Europë

Një organizatë e pavarur e shkencëtarëve britanikë paralajmëron se temperaturat shkatërruese të kësaj vere janë vetëm një sinjal i asaj që pritet në të ardhmen. Në Londër, termometri vazhdon të shënojë rreth 37 gradë, ndërsa zgjerimi i shinave nga nxehtësia ka shkaktuar vonesa dhe anulime të udhëtimeve me tren.

Të lidhura

None found

Gjendja është edhe më shqetësuese në qarkun jugor të Hampshire-it, ku rënia e sasisë së reshjeve dhe temperaturat tepër të larta e kanë thelluar thatësirën. Situatë kritike raportohet gjithashtu në pjesën tjetër të Europës, pasi në shumë zona, nga Spanja deri në Ballkan, është shpallur emergjencë për furnizimin me ujë.

Pasojat e thatësirës po ndihen edhe në lumenjtë kryesorë europianë. Niveli i Danubit ka zbritur në kuota jashtëzakonisht të ulëta, duke dëmtuar lundrimin dhe prodhimin e energjisë. Mungesa e ujit në Rumani ka sjellë mbylljen e një reaktori në centralin bërthamor të Cernavodës, ndërsa centrali bërthamor i Paksit në Hungari është detyruar ta reduktojë ndjeshëm prodhimin.

Në Kaub të Gjermanisë, Reni ka rënë në nivelin më të ulët që prej nisjes së matjeve në vitin 1880. Për këtë arsye, disa kompani të mëdha të industrisë kimike po i zhvendosin ngarkesat përmes hekurudhave dhe rrugëve tokësore, duke u përballur me kosto të larta. Zëvendësimi i kapacitetit të vetëm një anijeje transporti lumor kërkon deri në 60 kamionë.

Efektet e temperaturave ekstreme po shfaqen edhe në Shtetet e Bashkuara. Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë gjatë 132 viteve të matjeve të National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA), ndërsa pasojat po vërehen në lumin Colorado, prej të cilit varen rreth 40 milionë banorë në shtatë shtete.

Colorado furnizon Lake Mead dhe Lake Powell, dy rezervuarët artificialë më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara. Sasia e ujit në to ka rënë përkatësisht në vetëm 27% dhe 22,7% të kapacitetit, duke shënuar nivele të ulëta rekord.


Shtuar 14.08.2026 13:04

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom GirişholiganbetJojobet Giriş