Tërmeti katastrofik me magnitudë 7.4 godet Kolumbinë/ SHBA akordon 15.5 milionë dollarë ndihmë

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Kolumbinë dhe la më shumë se 130 persona të vdekur e dhjetëra të plagosur, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do t’i japin vendit një ndihmë financiare prej 15.5 milionë dollarësh.

Të lidhura

None found

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump sqaroi se fondet do të shërbejnë për blerjen e tendave, ushqimeve dhe pajisjeve mbrojtëse, si edhe për mbështetjen e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi ngjarjen si “katastrofike” dhe deklaroi se Uashingtoni po e ndjek nga afër situatën, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet kolumbiane.

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve vijon të ndryshojë. Të dhënat e fundit flasin për të paktën 130 persona që kanë humbur jetën dhe 500 të plagosur.

Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në zonat e prekura, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi besohet se persona të tjerë mund të ndodhen nën rrënoja.

Pereira, së bashku me qytete të tjera të Kolumbisë perëndimore, renditet ndër territoret më të dëmtuara. Raportime për dëme të shumta ka në ndërtesa, rrugë, spitale dhe aeroporte.

Mbi 132 viktima dhe dhjetëra të plagosur


Shtuar 11.08.2026 07:52

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetcell girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom