Zona detare pranë Tokios, në Japoni, u godit këtë të premte nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë bëri të ditur se tërmeti u regjistrua në orën 19:39 sipas kohës lokale, në ujërat pranë rajonit Kanto. Lëkundjet ishin të cekëta dhe epiqendra ndodhej në det, pranë brigjeve të kryeqytetit japonez.
Të lidhura
None found
Autoritetet japoneze konfirmuan ngjarjen, por njoftuan se, pavarësisht forcës së lëkundjeve, nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Deri në momentin e raportimit, nuk janë dhënë hollësi të tjera për dëme të mundshme materiale apo persona të lënduar.





