Tensionet në rritje mes Hezbollahut dhe Izraelit, Kanadaja u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Libani

Qeveria e Kanadasë u bëri thirrje të martën shtetasve të saj që të largohen nga Libani sa më shpejt të jetë e mundur, “teksa ende munden”, pas frikës së një përshkallëzimi të dhunës në kufirin e saj jugor, midis Hezbollahut dhe Izraelit.

“Është koha për t’u larguar, teksa fluturimet komerciale janë ende të disponueshme,” tha në një deklaratë ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly.

“Situata e sigurisë në Liban po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të dhunës së vazhdueshme dhe në rritje midis Hezbollahut dhe Izraelit,” paralajmëroi ajo.

Duke iu drejtuar kanadezëve në Liban, ministri tha: “Nëse konflikti i armatosur përshkallëzohet, kjo mund të ndikojë në aftësinë tuaj për t’u larguar nga vendi dhe aftësinë tonë për t’ju ofruar shërbime konsullore”.


Shtuar 25.06.2024 23:42

Tags: