Sulm me thikë në New York, viktimë një student dhe dy të plagosur

Një student italian në Universitetin e Columbia-s është qëlluar për vdekje me thikë në Nju Jork nga një i ri, i cili më pas qëlloi edhe një tjetër italian dhe plagosi një kalimtar të tretë. Sipas të dhënave të policisë, viktima është Davide Jiri, 30 vjeç.

Studenti fatkeq ndodhej në Haarlem, Manhattan në veriperëndim, kur u sulmua nga një i ri, i cili ka qenë i dënuar për akte të tjera dhune.

Në një deklaratë, Presidenti i Universitetit Lee Bollinger konfirmoi “humbjen tragjike” të Davide, i cili studionte në Shkollën e Inxhinierisë dhe Shkencave në Columbia. Ministria e Jashtme italiane tha gjithashtu se nga sulmi mbeti i plagosur një tjetër italian, i cili ndodhej në Nju Jork për pushime.

Sipas policisë së Nju Jorkut, 27-vjeçari italian ka marrë plagë në trup dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori 25-vjeçar u arrestua disa orë pas krimit, në veri të Central Park, kur po kërcënonte me thikë një tjetër kalimtar.

Sipas mediave, autori është anëtar i një bande të Queens dhe është dënuar me katër vite burg dhe është arrestuar disa herë për incidente të dhunshme./abcnews.al


Shtuar 4.12.2021 10:59