Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qendër tregtare në afërsi të Parisit. Nga raportimet e mediave vendase mësohet se një person, ka plagosur me thikë dy të tjerë.
Autori i sulmit është arrestuar, ndërsa motivet që e çuan të kryente plagosjen ende nuk dihen.
Të dy të plagosurit, ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për të neutralizuar autorin, kanë ndërhyrë dy oficerë policie, të cilët në ato momente kanë qenë jashtë shërbimit.
?Centre commercial Claye Souilly (77) : Deux vendeurs poignardés en état d’urgence, le suspect a été arrêté par un policier hors service (via @Actu17) pic.twitter.com/1awGIDGGei
— Jeanne (@D4rc_) July 10, 2021