Ditën e sotme shënohet dita e 38-të e protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, një nismë që prej më shumë se një muaji ka mbajtur të angazhuar qytetarë nga Tirana, rrethet dhe diaspora.
Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka nisur grumbullimi dhe organizimi i protestuesve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Fillimisht e nisur si kundërshti ndaj projektit në Zvërnec, kjo lëvizje është zgjeruar më tej, duke marrë trajtën e një proteste kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshimin e sistemit politik.
