Stamboll, autoritetet neutralizojnë 21-vjeçarin e dyshuar se përgatiste sulm terrorist në një stacion autobusësh

Një operacion i përbashkët i policisë dhe oficerëve të Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) përfundoi me neutralizimin e një 21-vjeçari, i cili dyshohej se po përgatiste një sulm terrorist në një stacion autobusësh në periferi të Stambollit.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve që dispononin autoritetet turke, Berkan Cil, 21 vjeç, planifikonte të kryente një sulm në territorin e Turqisë në emër të Shtetit Islamik (ISIS).

Forcat e sigurisë e kërkuan fillimisht në dy adresa të veçanta në qytetet Pendik dhe Tuzla, por nuk arritën ta gjenin. Më pas, siç raportojnë mediat turke, autoritetet mësuan se ai kishte blerë një biletë për të udhëtuar me autobus nga stacioni Sultanbeyli.

Policia e lokalizoi 21-vjeçarin në këtë stacion. Ai hapi i pari zjarr ndaj efektivëve, të cilët iu kundërpërgjigjën dhe e neutralizuan.

Berkan Cil humbi jetën si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa gjatë operacionit u plagos edhe një person që ndodhej në stacionin e autobusëve.


Shtuar 4.09.2026 11:49

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş