SHBA kundër armëpushimit në Gaza! “Mund të ndihmojë militantët e Hamasit”

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka thënë se SHBA-ja ende kundërshton një armëpushim të përgjithshëm në Gaza, duke besuar se ai do të ndihmojë militantët e Hamasit.

“Ne mbështesim pauzat humanitare në përpjekje për të larguar pengjet dhe më shumë ndihmë, por ne nuk mbështesim një armëpushim në këtë kohë,” tha Kirby.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se Biden vazhdon të besojë në premtimin dhe mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e Izraelit për të lejuar dërgesën e disa ndihmave në Gaza.