Sofia Vergara zbulon arsyen pse u divorcua

Për herë të parë Sofia Vergara foli për arsyen që vendosi të divorcohej nga Joe Manganiello. Në një intervistë që dha për El País, protagonistja e Modern Family hapi zemrën dhe zbuloi arsyen e vërtetë që pas 10 vitesh ajo dhe bashkëshorti vendosën të ndiqnin rrugët e tyre.

“Epo, unë jam divorcuar së fundmi nga burri im i dytë, me të cilin kam qenë për 10 vjet.”, tha fillimisht aktorja para se të vazhdonte: “Martesa ime u prish sepse im shoq ishte më i ri, ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të isha nënë kaq e madhe. Mendoj se nuk është e drejtë për fëmijën. Unë respektoj këdo që e bën këtë, por kjo nuk është më për mua. Unë linda një djalë në moshën 19 vjeç, i cili tani është 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë.”
Duke folur për mundësinë e një lidhjeje të re ajo tha: “Pra, nëse dashuria vjen, duhet të vijë me fëmijët e saj. Unë jam pothuajse në menopauzë, kjo është mënyra e natyrshme e gjërave. Kur djali im të bëhet baba, le ta sjellë fëmijën tek unë për një kohë dhe pastaj do ta çoj prapë dhe do të vazhdoj me jetën time. Kjo është ajo që duhet të bëj.”/


Shtuar 19.01.2024 21:51