Shaktërrohet banda e drogës në Angli, 3 shqiptarë në pranga (EMRAT)

Policia britanike ka arrestuar 8 perona, mes të cilëve  3 shqiptarë gjatë një aksioni në Londër dhe në Edinburg, ku synimi ishte shkatërrimi i grupit të narkotrafikut.

Të arrestuarit e moshës nga 20 deri në 41 vjeç, shtetas rumunë, bullgarë dhe shqiptarë, jetonin të gjithë në banesa sociale, por shisnin drogë në të gjithë Skocinë dhe më gjerë.

Të lidhura

None found

Operacioni u koordinua nga Londra dhe 8 kontrolle u kryen në Edinburg, Skoci dhe 2 kontrolle në Londër, Angli.

Pas kontrolleve, policia sekuestroi kokainë me vlerë 225,000 £ dhe 30,000 £ në para cash. Tetë të dyshuarit u vunë në pranga dhe u dërguan para gjyqtarëve në Gjykatën Sherif të Edinburgut. Ata akuzohen për krime të ndryshme të trafikut të drogës dhe emigracionit.

Shqiptarët e arrestuar janë Hamit Morina 28 vjeç, Indrit Gaxha 23 vjeç, me pasaportë bullgare dhe Floriand Omeri, 33 vjeç.


Shtuar 22.09.2023 16:22